Një rinoceront i rrallë njëbrirësh ka ardhur në jetë në kopshtin zoologjik Chester në Angli, ndërsa momenti i lindjes dhe hapat e parë të tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Këlyshi lindi nga nëna 19-vjeçare, Asha, pas një shtatzënie që zgjati 15 muaj.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik kanë bërë të ditur se nëna dhe i vogli janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata i kaluan ditët e para në ambiente të mbyllura për t’u mbrojtur nga të ftohtit, ndërsa tashmë janë vendosur në një hapësirë të posaçme.

Reklamë

Ky është këlyshi i katërt i lindur nga Asha dhe babai Beni, i cili ka ngordhur në fillim të këtij viti.

Sipas kopshtit zoologjik, në natyrë kanë mbetur vetëm rreth 4 mijë rinocerontë të kësaj specieje, të cilët jetojnë kryesisht në Indi dhe Nepal.