Grand Theft Auto VI (GTA VI) pritet të jetë një prej lansimeve më të mëdha në historinë e industrisë së video-lojërave. Loja e shumëpritur e kompanisë Rockstar Games do të publikohet më 19 nëntor, pas një pritjeje prej 13 vjetësh nga versioni paraprak.

Seria e famshme GTA është përballur me disa shtyrje të lansimit të versionit të ri, por pritja e gjatë duket se ka rritur edhe më shumë interesimin e fansave në mbarë botën.

Në GTA VI, lojtarët do të rikthehen në Leonida, një shtet imagjinar i frymëzuar nga Florida, ku do të mund të eksplorojnë botën e lojës, të vjedhin vetura, të grabisin biznese dhe të përfshihen në aktivitete të ndryshme kriminale.

Reklamë

Interesimi për lojën tashmë po reflektohet edhe në shifra financiare. Sipas kompanisë së inteligjencës së tregut Sensor Tower, porositë paraprake të GTA VI vlerësohet se kanë kaluar 1.5 miliardë euro.

Shkalla e interesimit konsiderohet e jashtëzakonshme edhe në krahasim me publikimet e tjera të mëdha të industrisë së lojërave. Vetëm nëntë ditë para lansimit, të ardhurat nga porositë paraprake të GTA VI thuhet se kanë kaluar një miliard dollarë, pothuajse dyfishi i shifrës që kishte arritur në të njëjtën periudhë para publikimit Call of Duty: Modern Warfare II.

Edhe paraardhësi i saj, Grand Theft Auto V, pati sukses të jashtëzakonshëm. Loja u bë më e shitura e vitit 2013 dhe vazhdon të gjenerojë qindra miliona dollarë të ardhura çdo vit.

Një pjesë e rëndësishme e këtij suksesi afatgjatë i atribuohet GTA Online, modalitetit me shumë lojtarë që u lansua disa javë pas GTA V. Ai u mundëson përdoruesve të luajnë së bashku dhe të vazhdojnë eksplorimin e Los Santos, qytetit imagjinar të frymëzuar nga Los Angeles, edhe pasi kanë përfunduar historinë kryesore të lojës.

Ndërkohë, pritshmëritë për GTA VI janë jashtëzakonisht të larta, me kritikët që e kanë cilësuar lojën si një “kryevepër”, edhe para se ajo të mbërrijë zyrtarisht te lojtarët.

Reklamë