×
  • Extra
  • Extra

    Pasanikët po ikin nga coronavirusi, po futen nën tokë – apartamenti më i lirë në bunker kushton një milion dollarë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 8:16

    Apartamenti më i lirë në bunkerin luksoz nëntokësor që garanton pesë vite mbijetesë, pas një shpërthimi të mundshëm socio-ekonomik në botë pas COVID-19, kushton hiq më pak se një milion dollarë, derisa variantet edhe më luksoze kushtojnë tri herë më shtrenjtë.


    Çmimi i mirëmbajtjes së apartamentit në bunkerin nëntokësor kushton 2.500 dollarë për një vit, përfshirë internetin, municionin, ujin dhe rrymën.

    Kompania “Survival Condo”, ofron apartamente në bazat e braktisura ajrore nga të cilat dikur lansoheshin edhe raketat. Bëhet fjalë më saktësisht për bazën “Atlas F”, e cila gjatë shekullit të kaluar u ndërtua nga inxhinierët e korpusit të ushtrisë amerikane dhe gjendet në zonat rurale të SHBA-ve.

    Sistemi raketor nëntokësor ku dikur qëndronin bombat bërthamore ndërkontinentale, sot shërben si strehimore brenda të cilës gjenden apartamentet në një thellësi prej 200 metrave dhe mund të akomodojnë 70 banorë.

    Nën kupolën e objektit që del mbi sipërfaqe të tokës, gjendet një tunel cilindrik më 14 kate. Në katet e sipërme gjendet pishina dhe hapësira për furnizim me ujë të pijshëm.

    Shtatë kate janë të dedikuara për banim, derisa në katër katet e fundit gjenden edhe klasat për mësim, biblioteka, kinemaja, baret si dhe një palestër.

    Shkallët dhe ashensorët gjenden në çdo kat – kështu përshkruhet në pika të shkurtra objekti i shumëpërfolur në reportazhin e CNET, lidhur me bunkerin nëntokësor për pasanikët e frikësuar që nuk ankohen për para dhe duan ta sigurojnë veten nga çdo eventualitet, në këtë kohë kur pandemia e COVID-19 ka ngritur në këmbë botën.

    Larry Hall, pronar i kompanisë “Condo for Survive”, gazetarëve u ka treguar Cadillacun e tij në strehimoren për të pasurit që gjendet në zemër të Kansasit. Ai pretendon se asnjë opsion tjetër i strehimoreve nuk ofron sot atë që teknologjia më moderne që ai ka investuar e ofron – bëhet fjalë për apartamentet luksoze Survive Condo, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij struktura e objektit është e ndërtuar në atë mënyrë, që mund t’i mbijetojë një goditjeje bërthamore të drejtpërdrejtë.

    Pjesë e sipërme ka mure betoni me një trashësi pre tri metrave, derisa konstruksioni i kupolës mund t’i mbijetojë erërave që fryjnë me 800 kilometra në orë.

    Objekti ka mbi 54 mijë metra katrorë që është ideuar që të jetojnë 70 persona për pesë vite. Gjithçka brenda është moderne dhe pajisur me teknologjinë më moderne, pretendon pronari.

    Siç raporton CNET, një kat ka afërsisht 1.820 metra katrorë për jetesë të qetë dhe ndahet në dy hapësira me nga 900 metra katrorë. Në një kat mund të jetojnë në maksimum 10 persona. Brenda apartamentit ka televizorë 50 inçësh dhe sistem për automatizim të apartamentit që kontrollohet nga distanca.

    Çelësat janë biometrik dhe varen plotësisht nga pronari. Një apartament posedon rezerva të ushqimit për pesë vite. Apartamenti më i lirë kushton rreth një milion dollarë, kurse më i madhi rreth tre milionë.

    Karakteristikat e “Survive Condo”.

    Mbi 20 mijë metra katrorë

    Burimet e brendshme të energjisë elektrike

    Furnizim ekstra me ujë me mbi 75 mijë galon

    Filtrimi i ajrit, përfshirë nga mbetjet bërthamore, biologjike

    Prodhimi i ushqimit organik

    Markete

    Pishinë dhe spa, palestër për fitnes

    Teatër

    Bare dhe sallone

    Biblioteka

    Qendra komanduese

    Qendra medicinale për ndihmë të shpejtë

    Qendra komunikuese

    Stacioni digjital meteorologjik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!