Një rast tejet qesharak ka ndodhur së fundmi në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Protagonistë janë një çift i ri që po realizonin set fotografik për ditën e fejesës, dhe dy policë të Kosovës.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se si policët nga vetura e policisë e pyesin me shaka të riun prishtinas nëse po ndjehet i sigurt që po fejohet?
”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar, shkruan Reporteri.net.
“Edhe pak jo”, ia kthen i riu.
”Mos janë t’u t’marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.