×
  • Extra
  • Extra

    Pse Mbretëresha Elizabeth nuk donte t’i shiheshin duart në fotografi?

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 17:19

    Mbretëresha Elizabeth II nuk donte që duart e saj të shiheshin në fotografitë zyrtare që ajo bëri, siç zbuloi fotografi i saj, John Rankin Waddell.

    Sipas fotografit britanik, i cili ishte një nga 10 fotografët që e fotografuan për Jubileun e saj të Artë në vitin 2002, duke folur në podcast “Tea with Twiggy”, Mbretëresha i kërkoi atij që të mos tregonte duart e saj në portretin e saj zyrtar.

    “Kohët e fundit kam marrë një shënim për ekspozitën e portreteve të saj gjatë dekadave me kuratorin duke thënë se fotografia ime ishte një nga të preferuarat e saj, që besoj se ishte e preferuara e Pallatit, sepse ajo po qesh shumë në foton time”, tha fotografi.

    Rankin zbuloi se donte të kapte sensin e humorit të monarkes në foton e tij: “Kur erdhi dita e fotografisë ndjeva një forcë të madhe ,” tha ai, duke shpjeguar se ” Nuk e kam ndjerë kurrë atë atmosferë më parë”. Ajo ishte shumë e qeshur që në momentin e parë që hyri në dhomë.”

    Siç kujton ai, fotografi i tha asaj “Dua të të fotografoj duke mbajtur shpatën” dhe ajo u përgjigj ” Nuk më pëlqejnë duart “. Më pas ai i tha se ishte mënyra më e mirë për të mos u fotografuar me shpatë. “Unë ndoshta nuk duhet ta them këtë, por ajo që më pëlqeu tek ajo është se është kaq e zgjuar dhe gjithçka që tha kishte këtë takt të mahnitshëm. Ajo ishte thjesht e mahnitshme.”

    Mbretëresha Elizabeth mbante doreza në paraqitjet e saj zyrtare edhe pse duart e saj duken në fotot e saj të fundit. Madje, në takimin që pati me Liz Truss para zgjedhjes së saj si kryeministre e vendit, Elizabeth kishte zgjedhur të mos mbante doreza. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!