×
  • Extra
  • Extra

    Pulëbardha “shpallet në kërkim” nga marketi, vodhi ushqime me vlerë 350 euro

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 7:09

    Pulëbardhat janë zogj sa të bukur aq edhe mistrecë, sidomos kur afrohen në qendrat e banuara.

    Duket se kur vjen fjala për ushqim, këta zogj nuk e mbajnë dot veten dhe dalin nga kontrolli. Një pulëbardhë në Angli, e quajtur “Stiv”, është filmuar nga menaxheri i një marketi duke hyrë disa herë brenda tij dhe duke marrë qese patatinash apo edhe paketime djathi “Chedar”.

    Rezulton se nga hyrjet e shpeshta të pulëbardhës në market dhe nga daljet e saj me qese në sqep, është krijuar një dëm prej rreth 350 eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!