Seriali korean i titulluar “Squid Game” është pritur mjaft mirë në gjithë botën, teksa në Netflix për një kohë të gjatë është renditur në krye të listës të serialeve më të shikuara, transmeton Reporteri.net. 

Por, ajo çfarë iu bë kritikë këtij seriali ishte debati mbi atë se disa vlerësuan se seriali korean kishte përmbajtur pamje të cilat u cilësuan shumë “të tmerrshme” si dhe “frikshme”.

Mirëpo, regjisori i këtij seriali, Hwang Dong-hyuk ka thënë se nëse “Squid Game” ju është dukur se përmban këto pamje të frikshme e të tmershme, “atëherë prisni!”

Reklamë

Regjistori e tha këtë ngase po punon në një projekt akoma më “të rëndë”.

I titulluar “Killing Old People Club”, pritet të jetë projekti i radhës i regjisorit jug-korean, që sipas tij, do të ketë skena dhe pamje “më të frikshme”.

“Do të jetë më i dhunshëm se ‘Squid Game’”, tha Dong-Hyuk, raportoi “NYPost” të martën.

Seriali “Squid Game”, i lansuar vitin e kaluar nxiti shumë debate në media për mënyrën e realizimit, ku u vlerësua se përmban dhunë në serial.