×
  • Extra
  • Extra

    Sheiku arab përshëndet modelen braziliane, reagimi i gruas së tij të dytë bëhet viral në rrjete sociale

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 13:24

    Modelet seksi në këtë botëror kanë qenë një problem. Kjo për shkak të kulturës në Katar, ku teprimet nuk lejohen.

    Ditë më parë u bë viral një arab që fotografonte Miss Kroacinë. Një tjetër episod u regjistrua në ndeshjen Brazil-Zvicër ku në tribunë ishte biznesmenja dhe influencuesja braziliane Desireé Soares. Ajo është e martuar me komentatorin sportiv brazilian Galvão Bueno.

    Brenda stadiumit ajo ka filmuar një prej figurave më të shquara në vendin pritës të Botërorit. Hamad bin Khalifa Al Thani emir i Katarit nga viti 1995 deri në vitin 2013 ishte në stadium. Ai ka tre gra dhe 24 fëmijë por ai padyshim ka një sy edhe për gratë e tjera.

    Ndërsa braziliania po filmonte stadiumin, ai ka ngritur dorën dhe e ka përshëndetur atë. Në njërën dorë mbante një shkop dhe me tjetrën përshëndeti Soares.

    Por ky moment është bërë viral për shkak të reagimit të gruas së dytë të ish-emirit, Moza bint Nasser Al-Missned.

    Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si Moza, e cilësuar si një grua me stil dhe një nga zonjat e veshura më së miri në Lindjen e Mesme sheh me bisht të syrit bashkëshortin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!