×
  • Extra
  • Extra

    Sheiku ia bën me dorë tifozes braziliane, reagimi i gruas së tij bëhet hit

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 8:26

    Ngjarjet në fushat në Katar gjatë Kupës së Botës po bëhen gjithnjë e më interesante, e as tribunat nuk janë të mërzitshme.

    Një moment i tillë është kapur nga një tifoze braziliane gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes kombëtares së saj dhe Zvicrës.

    Gjegjësisht, ajo ishte duke filmuar publikun dhe në një moment ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, pasuria e të cilit llogaritet në më shumë se dy miliardë dollarë, e përshëndet dhe ia bën me dorë, por bashkëshortja e tij qëndron me krenari  vetëm pak metra larg tij, Moza bint Nasser.

    Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo e pa të shoqin për disa çaste me një shprehje serioze në fytyrë, transmeton Reporteri.

    Moza njihet shpesh si një grua me stil të hollë dhe një nga zonjat e veshura më së miri në Lindjen e Mesme, kjo është arsyeja pse ajo u cilësua si një nga femrat të veshura më me stil në botë në vitin 2015 dhe i bëri të gjithë për vete me paraqitjen e saj në hapjen e Kupës së Botës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!