×
  • Extra
  • Extra

    Shkencërisht, kjo është forma e duhur se si stopohet shpërndarja e koronavirusit

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 23:50

    Shkencëtaret Amerikanë në bashkëpunim me inxhinierë të teknologjisë kanë zhvilluar një simulim në bazë të së cilit parashihet se çfarë rezultatesh do japin masat dhe veprimet e shteteve dhe qeverive rreth modaliteteve të aplikimit të distancimit social. Këtë studim e ka publikuar “The Washington Post”.


    Në studim janë paraparë 4 skenarë të cilët, siç shihet në grafikone me poshtë, japin rezultate të ndryshme.

    Në skenarin e parë – Lëvizje për të gjithë– ku nuk aplikohen kufizime në lëvizje të qytetarëve, rezultati është me i pavaforshmi ku rreth 80% të qytetarëve janë të infektuar nga Coronavirusi ndërsa rreth 50% prej tyre te rikuperuar. Për momentin vendet si Suedia po aplikojnë një masë të këtillë.

    Scenario 2 ku ka një përpjekje për Karantine, pra aty ku qeveritë aplikojnë karantinë por nuk zbatohet dhe aplikohet në praktikë, janë rreth 65% te prekur prej tyre 33% të rikuperuar.

    Scenario 3 ku aplikohet Distancim i Moderuar, rreth 40% të qytetarëve mbesin të pa prekur nga COVID-19 ndërsa mbi 30% rikuperohen.

    Vendet si SHBA-të kanë filluar të aplikojnë masa të scenarios 2 dhe 3. Bashkimi Europian, që tashmë është epiqendër e pandemisë, ka ndërmarrë masa sot ku ka vendosur të mbyllë kufirin e saj të jashtëm për jo Europianët.

    Sipas studimit dhe simulimit, shtetet që aplikojnë Distancim Total do kenë rezultate më të mira nga të gjithë skenarët duke ruajtur rreth 70% të qytetarëve të pa infektuar. Nga 30% të prekur, shumica do rikuperohen. Kina ka aplikuar një masë të këtillë dhe sipas burimeve zyrtare atje tashmë ka nën kontroll situatën dhe mbi 65,000 persona janë rikuperuar, përderisa numri i të infekuarve është minimal.

    Për momentin në Kosovë janë ndërmarrë masa të rëndësishme që kanë bërë që vendi ynë të radhitet mes skenarit 2 dhe 3, respektivisht mes Përpjekjes për Karantinë dhe Distancimit të Moderuar.

    Institucionet e Kosovës, për të arritur rezultate të mira, duhet sa më parë të ashpërsojnë masat e distancimit në nivelin/skenarin e katërt, atë të Distancimit Total, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të mos preken nga virusi.

    Ky veprim nëse ndërmerret nga institucionet gjithashtu do ta lehtësojë barrën e sistemit shëndetësor i cili edhe ashtu ka kapacitete dhe sasi shumë të kufizuara të shtretërve dhe pajisjeve të nevojshme për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!