Ngjara në shkollën “Xhemajl Kada”, në qytetin e Pejës ku fëmijët nga komunitete u panë ndaras derisa të tjerët po shënonin Festën e  Abetares ngjalli reagime të shumta në publik.

Për këtë çështje reagoi edhe Ministria e Arsimit duke angazhuar inspektorët dhe duke paralajmëruar masa.

Në vlugun e këtyre reagimeve, një fëmijë nga komunitetet ka marrë një befasi të bukur nga bashkëmoshatarët e shkollës së tij.

Reklamë

Stafi i një shkolle në Suharekë i ka bërë surprizë i ka bërë surprizë nxënësit të tyre duke i organizuar një festë me tortë në mes të fushës së futbollit.