Maska, përveç bezdisë që mund të të krijojë (edhe pse është jetike në ditët që po jetojmë), vështirësojnë edhe komunikimin.
Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James ka ofruar disa sugjerime efektive për të komunikuar edhe joverbalisht, me maskën vënë.
Qesh si një mace
Qesh shumë, shtriji buzët që të duken edhe përtej maskës.
Përkul kokën shpesh
Përdor kontaktin me sy
Është i rëndësishëm gjithmonë, edhe kur s`ke maskë. Por sidomos kur buzët janë të mbuluara.
Përdor vetullat
Përmes tyre mund të shprehesh shumë: nerva, mërzi, habi
Përdor duart
Shtrëngimi i duarve është i ndaluar, por jo shprehja përmes tyre.