×
  • Extra
  • Extra

    Studim: Më shumë se gjysma e pacientëve të shëruar nga Covid-19 përjetojnë çrregullime psikike

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 23:36

    Më shumë se gjysma e pacientëve që marrin trajtime spitalore për Covid-19 më vonë zhvilojnë një çrregullim psikiatrik, sipas një studimi të fundit Italian, shkruan Dailymail.


    Një total prej 402 pacientësh me koronavirus në spitalin San Raffaele në Milano ishin pjesë e një hulumtimi afatgjatë, për të analizuar ndikimin e këtij virusi në sistemin nervor. Sipas këtij hulumtimi pacientët me Covid-19 pas largimit nga spitali vuanin nga stresi post-traumatik(PTSD), ankthi, pagjumësia ose depresioni.

    Në këtë hulumtim në mesin e 402 pacientëve, 265 meshkuj dhe 137 gra përjetuan këto çrregullime pas lëshimit të spitalit dhe rikthimit në jetë normale.

    “Ishte e qartë se inflamacioni I shkaktuar nga sëmundja mund të ketë ndikim edhe në aspketin psikologjik”, tha profesori Francesco Benedetti, drejtues i grupit të njësisë së kërkimit psikologjik në Milano.

    Në bazë të pyetësorëve të realizuar me këta pacientë, është vërejtur se 28 përqind të tyre u preken nga PTSD, 31 përqind me depresion, 42 përqind me ankth, dhe 40 përqind prej tyre me pagjumësi.

    Përpos të tjerave, në këtë studim u zbulua se burrat ishin më të prirë të vuajnë nga këto pasoja psikologjike në krahasim me femrat. Studiuesit ende nuk e kanë të qartë pse ndodh kjo, por besojnë se mund të jetë për shkak të ndryshimit në mes të funksionit të sistemit imunitar të meshkujve dhe grave.

    Disa nga faktorët që ndikojnë në manifestimin e këtyre çrregullimeve janë: inflamacioni, stigma, izolimi social, shqetësimet për infektimin e të tjerëve, stresi psikologjik dhe trauma që pacientët e diagnostikuar me Covid-19 përjetojnë.

    Duke parë këto rezultate, shkencëtarët bëjnë thirrje për realizmin e studimeve të tjera më të thella, të cilat do të analizonin me kujdes të gjithë ndikimin që kjo sëmundje ka në aspektin psikologjik dhe në sistemin nervor në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!