×
  • Extra
  • Extra

    Vrapimi në mëngjes, seanca e përditshme në kohe pandemie e deputetes Blerta Deliu

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 12:37

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu nuk po i ndalë aktivitet fizike edhe kur të gjithë po qëndrojnë të izoluar.


    Deliu që njihet si adhuruese e natyrës dhe aktiviteteve fizike, në kohën kur puna e Kuvendit, ashtu si edhe shumë aktivitete tjera në Kosovë kanë pushuar, ka zgjedhur që mëngjeset e lira t’i shfrytëzojë për vrapim, shkruan Reporteri.net.

    Ajo bashkë me alpinisten e njohur kosovare Uta Ibrahimi, mëngjeset i kanë të rezervuara për vrapim, kryesisht në pjesën e sipërme të Germisë, Badovcit e Butovcit.

    Me motin në favor të saj, në pamjet e publikuara, deputetja Deliu duket plot kondicion dhe në formë mjaft të mirë.

    Ndryshe, deputetja Blerta Deliu njihet si adhuruese të natyrës dhe shumë aktive. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!