×
  • Extra
  • Extra

    Xhaxhai thërret përforcime dhe e rrah nipin pasi i tregoi se është homoseksual, ia thyen katër brinjë

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 9:36

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 16-vjeçar është rrahur nga xhaxhai i tij në Itali për shkak të orientimit të tij seksual.

    Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarjen e ka treguar Silvio Cilento, president i Arci Cosenza, ku sipas tij xhaxhai kishte thirrur dhe tre burra për ta ndihmuar.

    Pas sulmit, xhaxhi e shoqëroi në banesë nipin dhe i tha “tani vdis në shtëpi.”

    Djali kishte 4 brinjë të thyera dhe lëndime të shumta.

    Ngjarja ka ndodhur në Cozenza më 17 maj, ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!