×
  • Extra
  • Extra

    Zbuloni pse karriget në kinema janë me ngjyrë të kuqe

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 18:55

    I keni parë qindra herë, por a keni menduar ndonjëherë pse sediljet dhe perdet në teatro dhe kinema janë gjithmonë të kuqe? Epo, sot do e zbuloni.

    Karriget e kuqe në kinema janë shfaqur për shkak të popullaritetit të operës italiane në të kaluarën. E kuqja dhe ari janë ngjyrat tradicionale të përdorura për të dekoruar teatrot italiane. Me kalimin e kohës, ato u adoptuan nga shtete të tjera dhe kur u shfaqën kinematë kjo praktikë mbeti.

    Ekziston edhe një arsye tjetër, e kuqja është ngjyra e parë që bëhet e padukshme në mungesë të dritës. Kur ka pak dritë në kinema, bluja do të duket më e ndritshme se e kuqja, dhe kur ka dritë të mjaftueshme, situata është e kundërt.

    E kuqja është ngjyra që syri i njeriut “e humb” kur errësohet. Kjo është arsyeja pse karriget dhe perdet në kinema janë të kuqe, në mënyrë që të shijoni më mirë filmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!