Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi ku vihet theksi se si fytyra e Volodymyr Zelenskyt ndryshoi në vetëm 40 ditë të luftës në Ukrainë.
Në internet po qarkullojnë fotografitë e bëra më 23 shkurt 2022, një ditë para pushtimit rus të Ukrainës dhe fotografitë e bëra dje në Bucha.
Është e pamundur të mos shihet ndryshimi. Lufta në Ukrainë po vazhdon prej 42 ditësh dhe fytyra e presidentit ukrainas ka ndryshuar në atë kohë të shkurtër.
Zelensky dje është shfaqur me lot në sy kur ka folur për masakrën në Bucha.

