Kandidati i VV’së për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas rezultatit në zgjedhjet e sotme, ku ai dhe kandidati i LDK’së, Përparim Rama, janë në garë të ngushtë, teksa numërimi ende po vazhdon.

Çeku e ka cilësuar si rezultat shumë të mirë, është hapi jonë i parë drejt “fitores tonë të madhe në Prishtinë”.

“Falenderoj gjithë votuesit e VV-së. Ky është rezultat shumë i mirë, është hapi jonë i parë drejt fitores tonë të madhe në Prishtië. Nga nesër vazhdon puna pa u ndalur fare deri në ditën kur do të mbahet balotazhi”, ka deklaruar Çeku./Reporteri.net

Reklamë

Numërohen 97 përqind e votave në Prishtinë, vazhdon e ngushtohet gara mes Përparim Ramës e Hajrulla Çekut