75.54 për qind, apo rreth 15 mijë e 352 qytetarë nga diaspora kanë votuar nëpër përfaqësi diplomatike nga 20 mijë e 324 sa ishin regjistruar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi në një konferencë për media.

“Siç e kemi përmendur disa herë, nga 104 mijë e 924 votues, pjesa më e madhe e tyre, 84 mijë e 600 kanë votuar përmes postës, dhe 20 mijë e 324 kanë qenë të regjistruar për të votuar fizikisht nëpër përfaqësi diplomatike. Lidhur me votimin jashtë Kosovës, që u përmbyll dje, ju njoftoj se nga 20 mijë e 324 që ishin të regjistruar, në 30 përfaqësi diplomatike kanë votuar 15 e 352 votues apo 75.54 për qind”, tha ai.

Reklamë

Elezi tha se në bazë të informacioneve që kanë nga Posta respektivisht për tetë kutitë postare nga Gjermania, Zvicra, Turqia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga posta e KQZ-së në Kosovë numri pakove që janë pranuar në këto kuti postare është 50 mijë e 226.

“Ky numër nuk është përfundimtar pasi që të dhënat nuk janë nga të gjitha kutitë postare”, u shpreh Elezi.