×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK lëshoi seancën

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 17:18
    Deputeti i PDK'së, Mergim Lushtaku

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur ka treguar edhe arsyen se pse vendosi të qëndrojë i vetëm në sallën e Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e votoi kandidaturën e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

    Lushtaku tha se vendimi për të qëndruar në sallë ishte personal, pasi donte të shihte nga afër reagimet e deputetëve të VV-së pas votimit.

    Ai në T7  e cilësoi si të papranueshme sjelljen e tyre, duke thënë se, në vend që të merreshin seriozisht me situatën politike, ata po qeshnin dhe po talleshin.

    Sipas Lushtakut, kjo tregon se deputetët e VV-së po “luajnë me fatin e Kosovës” derisa po tentojnë të nënçmojnë e poshtërojnë kundërshtarët e tyre politikë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!