ompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit në Facebook, zonat që do të preken nga ndërprerja janë:Lagjja Nic, Çagllavicë, Lagjja Qëndresa, një pjesë e Veternikut, në drejtim të Rezonancës, dhe Hajvalia.

“Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve. Faleminderit për mirëkuptim!”, njofton kompania.

Reklamë