Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e Shpat Kasapit, komunitetin artistik dhe të gjithë miqtë e tij, shkruan Reporteri.net.

Në telegram thuhet se “Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë”.

Telegram ngushëllimi

Reklamë

E nderuar familja Kasapi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve.
Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë.

Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij.

Me respekt,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Reklamë