×
  • Raporto
  • Fokus

    Në 25 vjetorin e rënies heroike, përkujtohet dëshmori i parë i Rahovecit, Abdullah Bugari

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 15:01

    Sot, janë bërë 25 vite nga rënia heroike e dëshmorit të parë të Epopesë së Rahovecit, Abdullah Bugari.

    Në këtë përvjetor ai është përkujtuar nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarët dhe familjarët e tij.

    Latifi ka vlerësuar lart figurën e Bugarit për të cilin ka thënë se ai mbetet i gjallë, i buzëqeshur dhe i pavdekshëm në kujtesën e tij dhe bashkëveprimtarëve të organizuar në lëvizjen atdhetare ilegale të kohës, gjithashtu, edhe si një bashkëluftëtar i shquar i UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!