Ka nis edhe tentativa e dhjetë për të konstituar Kuvendin, shkruan Reporteri.net.
Seanca ka nisur me vazhdimin e përpjekës së VV-së për ndryshimin e formës së votimit.
PDK, LDK, e AAK sërish nuk kanë propozuar anëtarë për Komision që mundësuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar Avni Deharit që të mos bie pre e presionit të partisë dhe të mos e shkel Kushtetutën.
“I nderuar kryesues iu ftoj që përkundër presionit që e keni nga partia që i takoni mos u bëni pjesë e shkeljes ligjore”, ka thënë Krasniqi
“Mos e shkelni Kushtetutën, mos e bëni cirk këtë Kuvend”.