×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    PDK i kërkoi letër zyrtare, Kurti thotë se i çoi mesazh Hamzës: Ta shohim çka është e mundur

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 13:12

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se i ka dërguar mesazh kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, duke thënë se mbetet për t’u parë nëse do të ketë mundësi për bashkëpunim.

    “I dërgova një mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim çka është e mundur”, ka thënë Kurti.

    Ai është pyetur edhe për refuzimin e PDK-së për takime me të, duke e cilësuar këtë qasje si bojkot.

    “Ka njëfarë bojkoti. Si është e mundur të thuash dua të merremi vesh, por nuk pranon të takohemi”, u shpreh Kurti.

    Sipas tij, po injorohet edhe data e zgjedhjeve të fundit.

    “Duket që 28 dhjetori po mohohet, thua se s’ka ndodhur kurrgjë atë ditë, sikur ende jemi në vitin 2025. Unë besoj që viti është 2026”, deklaroi Kurti.

    Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se nuk do të shkojnë në takim pa ftesë zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!