Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, pak para seancës së Kuvendit që pritet të fillojë në ora 11:00.

PDK-ja ka paralajmëruar konferencë në ora 10:45.

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë dy seanca.

Reklamë

Në seancën e parë ku do të synohet formimi i komisioneve, që i hapin rrugë veç tjerash edhe projektligjit të buxhetit 2026, subjektet politike PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë thënë se nuk do të marrin pjesë.

Një seancë tjetër, ajo për votimin e Qeverisë pritet të mbahet në ora 14:00. /Reporteri.net/