Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka votuar në Prishtinë. Ai ka qenë i shoqëruar nga gruaja dhe fëmijët.

Në një deklarim për media ai ka thënë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste.

Ai i ftoi qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Reklamë

Atij nuk i ka pëlqyer pyetja pse është vonuar siç paralajmëroi.

“Sot qasja duhet të jetë më korrekte”, tha ai.