×
  • Lajme
  • Lajme

    11 vjet pas: Qytetarët tregojnë se kush po e shkel më së shumti Kushtetutën

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 21:56

    Në 11-vjetorin e ratifikimit, akti më i lartë juridik i shtetit po cilësohet si më i shkeluri në vend.


    Në ditën e miratimit të saj, më 9 prill të vitit 2008, zyrtarët institucionalë ishin zotuar se do ta respektonin atë.

    Por, shumë qytetarë nuk janë të kënaqur me zbatueshmërinë e Kushtetutës.

    Se ka shkelje të Kushtetutës nga vetë pushtetarët e thonë edhe avokatë e përfaqësues të opozitës, raporton KTV.

    Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur edhe çështjen e referendumit që ka të bëjë me ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai, ‘korrigjimin e kufijve’.

    Por, ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami, tha se Kushtetuta e Kosovës garanton integritetin territorial dhe derisa është në fuqi, askush nuk mund të ketë mandat kushtetues për të negociuar me territorin e Kosovës.

    Kushtetuta e Kosovës e miratuar 11 vjet më parë, e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë.

    Kushtetuta ka 14 kapituj dhe 162 nene.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!