Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, pasi gjatë hetimeve për një rast kanosjeje ka pranuar informacione për posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 tetor, rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë, ku dy të mitur ishin përfshirë në një rast kanosjeje pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Gjatë hetimit dhe intervistimit të personave të përfshirë, policia ka siguruar informacione për një rast të dyshuar të posedimit të paautorizuar të armëve.
Pas veprimeve hetimore, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47, si dhe një karikator i saj.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është trajtuar nga organet kompetente.