×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjet pas luftës: Nëna që u bë e njohur duke ushqyer vajzën në kolonë, akoma e mban në gjoks atë

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 11:05

    Lufta në Kosovë ka sjellë para botës shumë imazhe tronditëse. Por një fotografi është shndërruar në simbol të luftës por njëkohësisht edhe dashurisë, sakrificës dhe përkushtimit që bën një nënë për fëmijën e saj, shkruan Reporteri.net


    Fotografia e nënës me foshnjën në gji, e shkrepur në vitin 1999 u publikua atë kohë në të gjitha mediat prestigjioze të botës.

    Nëna nga fotografia, Sherife Luta nga Kaçaniku, ishte duke ikur drejt Maqedonisë me vajzën e saj foshnjë që po e mbante në gji. Vajza e saj Besa, atëherë gjashtëmuajshe, tani është një vajzë e rritur e cila i është përjetësisht mirënjohëse nënës së saj për sakrificën që kishte bërë për të në një kohë të tillë të vështirë.

    20 vite pas luftës, Sherifja akoma vazhdon ta mbajnë në gji vajzën e saj Besën, si në ato ditë të tmerrshme lufte që kanë mbetur të vulosura përgjithmonë në kujtesën e saj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!