×
  • Lajme
  • Lajme

    24 orë pas shkarkimit, Qeveria nuk e di kush do ta zëvendësojë Teodosijeviqin

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 13:20

    Kryeministri Ramush Haradinaj para 24 orësh shkarkoi ministrin serb të Administratë së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, mirëpo akoma nuk e di me kënd do ta zëvendësojë.


    Reporteri ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë, Donjeta Gashin, për ta pyetur rreth emrit që do ta zëvendësojë ish-ministrin serb, mirëpo për këtë gjë nuk dihet akoma asgjë.

    “Njëherë s’ka kurrgjë”, ka thënë shkurt zëdhënësja Gashi.

    Sidoqoftë, nisur nga marrëveshja e koalicionit ku bën pjesë edhe Lista Serbe, në vend të të shkarkuarit do të duhej të vinte një emër tjetër nga kjo parti.

    Në anën tjetër, Lista Serbe është duke kritikuar ashpër kryeministrin Haradinaj pas këtyre shkarkimeve, duke e quajtur madje qeverisjen e tij si jodemokratike.

    Kështu ndodhi edhe pas shkarkimit të zëvendësministres Vesna Mikic, e cila e pas deklaratave politikisht jokorrekte ndaj NATO-s u shkarkua nga Haradinaj, duke e quajtur vendimin më pas si jodemokratik.

    Ndryshe, ish-ministri Teodosijevic u shkarkua nga Haradinaj pasi i quajti shqiptarët kriminelë dhe gjakpirës, të cilat deklarata kryeqeveritari i quajti si të patolerueshme, duke shtuar se “në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!