Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, sot do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00, shkruan Reporteri.net.
Vizita e tij përfshin edhe takimin me presidenten Vjosa Osmanit dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas agjendës, në ora 09:00, presidentja Osmani do të pret Tony Blair në një takim në objektin e Presidencës. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje të pritjes para objektit, ndërsa pas takimit, presidentja dhe Blair do të bëjnë deklarata për mediat.
Më pas, në ora 10:45, kryeministri Kurti do të pret Tony Blair në një takim në oborrin e Qeverisë. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje të këtij takimi.
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.
Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.
Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.