×
  • Lajme
  • Lajme

    3 trupat e pajetë po mbahen akoma në banesën e tyre në Prishtinë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 16:56

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy orë prej kur një burrë në një banesë në lagjen “Dardania” vrau gruan e tij, nusen e djalit e pastaj edhe vetën, nga aty akoma nuk janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave, raporton Reporteri.net.


    Gazetari i Reporteri.net tregon se ekipi i forenzikës gjenden brenda banesës.

    Nga banesa ndërkaq është nxjerrë vajza dy vjeçare e cila kishte qenë e brenda kur u krye krimi dhe është e vetmja që shpëtoi.

    Policia e Prokuroria kanë konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se krimi ishte brenda familjes dhe kishte ndodhur në banesën e tyre, shkruan Reporteri.net.

    “Po, familjarë janë. Vjehrri e ka vra gruan e djalit të tij, pastaj e ka vra gruan e tij dhe në fund ka bërë vetëvrasje”, ka konfirmuar prokurori Imer Beka për Reporterin.

    Ndërkohë, Reporteri.net ka mësuar se dy gratë e vrara janë Hysnije Krasniqi dhe Remzie Krasniqi, ndërsa burri që vrau ato e më pas veten, quhet Hasan Krasniqi.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se personi që kreu vrasjet dyshohet se kishte probleme mendore, pasi edhe para një viti i ishte konfiskuar një armë, por këtë gjë nuk ka mundur ta konfirmojë prokurori i rastit. /Reporteri.net/.

    Publikohen fotografitë: Këta janë 3 të vrarit në Prishtinë

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!