×
  • Lajme
  • Lajme / Dështimi i Brukselit

    A do të kërkojë Kurti zëvendësimin e Lajçakut në Dialog? Flet Kryeministri

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 11:16

    Katër ditë pas takimit të 14 shtatorit në Bruksel, Kryeministri i Kosovës para gazetarëve sot ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, gjegjësisht takimin e 14 shtatorit në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    Kreu i ekzekutivit akuzoi emisarin evropian, Miroslav Lajçak për koordinim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    I pari i Qeverisë tha se propozimet e Kosovës janë shpërfillur, pasi siç tha ai gjatë gjithë vitit bën propozime konkrete dhe kreative, e në fund del që Serbia s’ka bërë asnjë, përveç një dokumenti kushtëzues.

    “Emisari evropian ka pasur koordinim me Presidentin e Serbisë sepse nuk shpjegohet ndryshe, fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë dhe shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit bëj propozime, në fund doli që Serbia s’ka bërë asnjë veç një dokumenti kushtëzues. Po del që kanë qenë vetëm deformimi i propozimeve tona se Serbia s’ka dhënë asnjë, veç në fund e ka lëshu Serbia një dokuent kushtzëues. Lajçak gjithmonë ka provuar ta gjejë një mes, mes propozimeve të reja të Kosovës dhe kushtëzimit të Serbisë. Kjo duhet të diskutohet me BE-në për emisarin evropian, kjo mënyrë aspak neutrale dhe korrekte e ndërmjetësimit”, tha Kurti.

    “Ditëve në vijim do të kem takime me të gjithe faktorët ndërkombetarë që dëshirojnë të na ndihmojnë, edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që tashmë e ka zgjidhjen që është marrëveshja bazike”, shtoi Kryeministri Kurti.

    Rreth asaj se a do të kërkojë që të bëhet zëvendësimi i emisarit evropian, Kurti tha se Lajçak nuk i jep llogari atij, por duhet t’i jap llogari Komisionit Evropian, Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

    “Ai duhet t’i jap llogari Komisionit Evorpian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, është e mjaftueshme ajo çfarë kam thënë këto ditë për këtë llogari dhënie të tij atje”.

    Sa i përket masave të vendosura ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti tha se ato kanë të bëjnë me deeslimin e veriut.

    “Çështja e masave ka të bëjë me deeskalimin e veriut, s’ka të bëjë me marrëveshjen bazike. Pra duhet zbatuar marrëveshja. Masat i kemi për shkak të përpjekjeve për destabilizim dhe dhunës në veri. E kemi thënë që i kemi emrat dhe mbiemrat që e nxitën këtë dhunë, nuk ishte anonime edhe pse kishte njerëz me maska”, tha Kurti para gazetarëve./Reporteri.net/

    Kurti godet Lajçakun: Është koordinuar me Vuçiqin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!