Me pranga në duar, Gëzim Bobi ka dalë nga Gjykata Themelore e Pejës.
Ai u soll në stacion policor nën dyshimin se kishte fshehur vendndodhjen e dorasit të Arlindës, Albert Sylaj.
Bobi nuk komentoi pretendimet, pasi doli nga Gjykata i shoqëruar nga forcat policore.
Sipas dyshimeve të bazuara, Bobi më 25 tetor 2026, pasi Albert Sylaj ishte transportuar nga Metë Pepaj deri në fshatin Bec, e kishte marrë dhe strehuar në banesën e tij në rrugën “Tirana” në Gjakovë.
Me këtë veprim, dyshohet se i kishte mundësuar Sylajt të fshihej dhe të qëndronte larg organeve të rendit.
Po ashtu, më 26 tetor, rreth orës 11:30, Bobi dyshohet se me automjetin e tij të tipit “Opel Insignia” e kishte transportuar Albert Sylajn në drejtim të fshatit Maznik, me qëllim që t’i mundësonte vazhdimin e fshehjes dhe shmangien nga arrestimi.
Rasti lidhet me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.