×
  • Lajme
  • Lajme

    A u lirua me sehire Burdushi nga burgu, tregon vet ai

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 18:24

    Mjeku popullor Hysri Peçani i njohur si Burdushiështë liruar sot nga Qendra e Paraburgimit në Prizren nga ku po qëndronte tash e katër muaj.


    Ai që në publik njihet si Burdushi dyshohej se kishte kryer katër vepra penale:

    Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Gjykata Themelore në Prizren, departamenti i krimeve të rënda ndërroi masën e paraburgimit, të cilën e kishte deri më tani Burdushi, në masën e detyrimit të paraqitjes në polici, shkruan Reporteri.net

    “Kështu, Hysri Peqani, duhet që një herë në javë të paraqitet në polici, në stacionin policor ‘Alfa’ në Prizren. Me datë 25.02.2019, Burdushi kishte tentuar të vetëvritej, duke kërkuar pikërisht përshpejtim procedurash nga gjyqësori, si dhe njërën nga masat, detyrim paraqitje apo arrest shtëpiak”.

    E pas lirimit Burdushi iu është drejtuar miqëve të tij me një video nga shtëpia e tij.

    Ai i falendëron të gjith ata që i qëndrua pranë, ndërsa thotë se kishte kaluar katër muaj të vështirë në burg.

    Dëgjoni videon më poshtë:

    https://www.facebook.com/hysri.bukki/videos/2687933154567010/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!