×
  • Lajme
  • Lajme

    A u vra Ilir Zeqiri për shkak të një dëshmie – Prokuroria po pret autopsinë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 18:57

    Pas vrasjes me pesë plumba dhe djegies së taksistit 48-vjeçar, Ilir Zeqirit nga Kopliqi i Epërm i Skenderaj, u ngritën dyshime se akti i rëndë mund të kishte lidhje me faktin se viktima kishte qenë dëshmitar për vrasjen e policit Valon Goxhulit, në vitin 2015.


    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë të ditur për Gazetën Express se është herët të flitet për pista dhe se po e pret raportin e autopsisë.

    Një vrasje e rrallë e atij lloji, si ajo që ndodhi dy ditë më parë në Prekaz të Epërm të Skenderajt, kur viktima – 48 vjeçari Ilir Zeqiri u vra me pesë plumba për t’u djegur pastaj tërësisht derisa ishte brenda në veturë, ngriti dyshimet se rasti mund të kishte lidhje me një vrasje të ndodhur në vitin 2015-të, kur në mes të Skenderajt ishte vrarë polici Valon Goxhuli.

    Zeqiri i vrarë dy ditë më parë, u tha se ishte një nga dëshmitarët e parë që kishte treguar për ngjarjen e asaj dite para gjykatës.

    Mirëpo, hetuesia ende nuk kanë ardhur në përfundim se a mund të ketë lidhje vrasja e para dy ditëve me vrasjen e policit.

    Një gjë e tillë mund të vërtetohet vetëm atëherë kur të përfundojë raporti i autopsisë, që vërteton identitetin e personit të vdekur.

    Duke folur për Gazetën Express nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se për personat që mund të jenë të përfshirë, apo për lidhshmëritë që mund të ketë me ndonjë rast të caktuar i ndjeri mund të flitet vetëm pasi që raporti të përfundohet. Nga Prokuroria po thonë se pa u parë autopsia nuk mund as të flitet për pista të mundshme.

    “Ne nuk i kemi marrë ende rezultatet e autopsisë. Se a kanë filluar intervistimet nuk mundemi me tregu në këtë fazë. Hetimet po vazhdojnë”, deklarohen nga prokuroria duke shtuar se dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

    48 vjeçari i vrarë në mënyrë makabre në Skënderaj, ishte dëshmitar i vrasjes së një polici

    Prokurori Njazi Rexha që tashmë po merret me rastin e Ilir Zeqirit, vite më parë ishte prokuror edhe në rastin e policit të ndjerë Goxhuli, siç ka shkruar Reporteri.net, të martën.

    Nga Mjekësia Ligjore për Express ndërkaq kanë deklaruar se raporti i autopsisë për Ilir Zeqirin nuk është përfunduar ende.

    Për pretendimet se rasti mund të ketë lidhje me vrasjen e policit në vitin 2015-të ka folur edhe avokatja e familjes së policit të vrarë Albana Kelmendi

    Kelmendi për Gazetën Express ka bërë të ditur se një person me emrin Ilir Zeqiri ka qenë njëri nga dëshmitarët e vrasjes së Valon Goxhulit.

    Kelmendi po deklarohet se megjithëse emri është i njëjtë e si dhe profesioni që ka pasur dëshmitari, ende pa dalë raporti nuk mund të saktësohet se flitej për të njëjtin person.

    “Një Ilir Zeqiri ka dhënë deklaratë po a është i njëjti e konfirmon prokuroria, një Ilir Zeqiri ka dëshmu ka qenë taksist. E konfirmoj një Ilir Zeqiri por jo edhe atë që ka vdek se nuk dihet ende e konfirmon prokuroria”, thotë ajo.

    “Ka dhënë deklaratë në polici në prokurori edhe gjatë shqyrtimit të parë se tash është rikthy në rigjykim çështja Aty ka shumë dëshmitarë janë edhe pesë gjashtë dëshmitarë të tjerë janë edhe taksista që kanë qenë në këtë rast, qaty që ka ndodh ngjarja e ka parë edhe një taksist tjerët”, shton ajo.

    Avokatja Kelmendi shprehet se nuk beson se të dy rastet mund të kenë ndonjë lidhje, pasi që Ilir Zeqiri ka qenë vetëm njëri nga ata persona që atë ditë kishin qenë dëshmitarë të vrasjes, e tashmë me shkrim figurojnë të tri deklaratat e tij për rastin.

    “Ai ka dhënë deklaratë tre herë, kodi e lejon nëse ka vdekë personi ose për shkak të ndonjë sëmundje nuk mundet me u prezantu në gjykatë lexohet deklarata që e ka dhënë, ky ka dhënë deklaratë tri herë. Unë se besoj se mund të ketë lidhshmëri, për arsye se dëshmitari Ilir Zeqiri nuk e ka identifiku personin e ka identifiku moshën ama personin se ka njoftë”, thotë ajo.

    Tutje, ajo ka saktësuar edhe çka kishte deklaruar Zeqiri para hetuesisë.

    “Ka deklaru që i ka parë dy persona të plagosur, një veturë me tabela të huaja, dy persona me armatim, një person ka qenë 40 vjet qashtu. “Në shkrimore me thanë se ky se ka identifiku personin që e ka mbyt policin”, shton ajo.

    Seanca e radhës për këtë rast, sipas avokates do të mbahet me datën 18 të këtij muaji, teksa Apeli ka dhënë vërejtje që të ri konstruktohet vendi i ngjarjes.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë vitin e kaluar e kishte dënuar me 21 vjet burgim për vrasje të rëndë Maliq Biringjikun.

    Atë dit kur kishte ndodhur rasti, Zeqiri kishte qenë duke punuar si taksist dhe ishte një nga personat që kishte parë se çka kishte ndodhur. Aktgjykimi për vrasjen e 2015-të thoshte se rasti kishte ndodhur për motive të hakmarrjes ndaj një vrasje tjetër që kishte ndodhur në vitin 2013-të.

    Se a mund të ketë lidhje dëshmia që kishte dhënë Ilir Zeqiri për rastin e vitit 2015-të nuk kanë ngritur dyshime as në familjen e të ndjerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!