Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani s’kanë pranuar që të japin ndonjë qëndrim për çështjen e takimit me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.

I pari që ka dalë nga selia e LDK’së për të shkuar në takim me Kurtin, Lumir Abdixhiku, vetëm i ka pyetur gazetarët “si jeni”, ndonëse është pyetur se a po shkojnë me emër për president në takim me Kurtin.

Njejtë kanë vepruar edhe Haziri e Osmani teksa bashkë kanë lëshuar zyrat e LDK’së.

Reklamë