×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi

    Abdixhiku u reagon sërish 6-shes së LDK-së: Mendoja se e kanë për parime e për Kosovën, beteja qenka për kryetar

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 12:05

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “për keqardhje” qëndrimet e disa deputetëve të partisë së tij ditëve të fundit.

    Të martën, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi konventë të partisë për të përcaktuar “ekipin që do ta udhëhiqte LDK-në në zgjedhjet e ardhshme”. E ditë më parë ai rekomandoi Kujtim Shalën për kryetar të LDK-së e Hykmete Bajramin për kandidate për kryeministre. Vetë Bajrami ka pranuar po ashtu se mund të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e ardhshme.

    Në përgjigje, Abdixhiku ka thënë se “nuk rrotullohet shteti për një ambicie”.

    “Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje! LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete. Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!