Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë me Kryeministrinë.

Ndonëse një grup i vogël dhe paqësor prej rreth 20 protestuesish, ata janë bllokuar në bulevardin pranë Kryesisë së Kuvendit, duke mos u lejuar t’i afrohen Kryeministrisë, me pretendimin se po bllokojnë trafikun.

“Na thoni që nuk lejohet të protestosh, edhe ikim në shtëpi ne”, i është drejtuar një prej protestuesve- policisë, pasi ata kanë hedhur sprej piperi ndaj tyre.

Reklamë