Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomos të Istogut, ku janë përfshirë dy vetura.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajoni e Pejës, Driton Rugova.
Ky i fundit ka njoftuar se i pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
‘’Sot rreth orës 13:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Tomoc- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, ka thënë Rugova.