Një aksident ka ndodhur sot te Parku i Biznesit në Drenas.

Në pamjet që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporeri.net, shihet një veturë që është rrokullisur.

Në vendngjarje shihet edhe autoambulanca.

Reklamë

Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve.