Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion sot në Rezallë të Zubin-Potokut ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje, shtëpi pushimi.

Lajmin  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka thënë ai.

Reklamë

Objekte pa leje u rrënuan edhe më herët në këtë pjesë të vendit.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me objektet që po rrënohen dhe arsyetimin e vendimit për rrënimin e tyre.