×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj gjakovarit që iu dërgoi foto dhe video pornografike disa vajzave 16 vjeçare

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 14:22

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër L.K., nga Gjakova, për veprën penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç.


    Nga 21.05.2017 deri 28.12.2018, dhe në vazhdimësi i pandehuri L.K., me qëllim të caktuar iu dërgon të miturave nga Republika Çeke, fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, duke ekspozuar organet e tij gjenitale dhe të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga ana e tyre.

    Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

    Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri L.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!