Albulena Haxhiu: Qershori mund të jetë muaji i protestave masive në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron një pranverë dinamike.


Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në një intervistë dhënë arbresh.info, ka treguar se tubimet nëpër komunat e Kosovës janë duke rezultuar të suksesshme.

Ndonëse nuk jepe datë zyrtare, thotë se qershori mund të jetë muaji i protestave masive në Kosovë.

“Ne kemi nisur angazhimin tonë në teren dhe jemi duke biseduar më qytetarët nëpër komuna dhe fshatra, jemi duke u angazhuar që të kemi sa më shumë qytetarë në protestën e ardhshme, kjo protestë do të mbahet kundër Pan hajnisë. Po shohim dëshpërim të madh të qytetarët. Qeveria aktuale që nga momenti i pazareve më Radoiçiqin dhe mese vete, kemi ditur se kjo qeverisje do të jetë qeveri e skandaleve dhe qysh në fillim zotëri Haradinaj ka thënë se do të këtë qeverisje për veti. Ne e kemi parë se këta s’kanë ndërgjegjeje, e as moral dhe nuk do të ndalemi deri sa qeveria të shkojë në shpi. Tentimi i parë do të jetë përmes mocionit dhe pastaj përmes protestës. Nuk e dimë saktë ditën dhe orën kur do të kemi protesta por nuk do të shkojnë larg. Pra, do të bëhet protesta shumë afër këtyre muajve. Ne s’do të ndalemi vetëm më një protestë, por do të vazhdojmë”.

Haxhiu, ka treguar se për ketë ende se kanë mbështetjen e partisë tjetër opozitare LDK. Ndërsa nuk e mohon se për protesta kanë diskutuar dy krerët e këtyre dy partive.

“20 vite pas lufte është për keqardhje se si Qeveria s’ka bërë zhvillim për vendin. Në takimet e Albin Kurtit dhe Isa Mustafa kanë biseduar edhe për organizimet e protestave, por ne jemi dy parti të ndryshme dhe aktualisht s’ka mbështetje të këtyre organizimeve, ata prapë se prapë s’i kundërshtojnë”.

E për mocionin për rrëzimin e qeverisë, deputetja Haxhiu, thotë se nuk mund të llogarisin edhe në votat e partnerëve të koalicionit.

Sipas saj, ndonëse ka thyerje brenda koalicionit, partnerët prapë se prapë bëhen bashkë për korrupsion.

“Këtë koalicion e bënë bashkë korrupsioni. Këta mund të kenë dallime në veprime, por i bën bashkë korrupsioni. Ka probleme mes koalicionit, dhe e di që do të jetë sfida për t’i realizuar 61 numra për rrëzimin qeverisë. Ne do të veprojmë edhe ne Kuvendni e Kosovës përveç aktiviteteve që do t’i kem në sheshet e vendit”.