Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka reaguar ndaj vrasjes së gruas nga ish-bashkëshorti i saj në zyrat e Qendrës për Punës Sociale.
Ai është shprehur i tronditur me lajmin për vrasjen e gruas nga ish-bashkëshorti i saj.
“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, ka shkruar Aliu.
“Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional. Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit”, thuhej në postimin e tij.
“Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!”