×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ambasadorët e QUINT-it takim me Kurtin, Hovenier: S’e mbështesim ndryshimin e statusit për Urën e Ibrit

    Reporteri
    02 Gusht 2024 | 10:03
    Pamjet: EO

    Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas takimit ku ka thënë se e kanë informuar kryeministrin Kurti që Qeveritë e vendeve të QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të Urës së Ibrit.

    Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht“, është shprehur Hovenier pas takimit me Kurtin.

    Hovenier refuzoi të komentojë mbi arsyet e refuzimit të hapjes.

    Ndryshe, ky takim vjen pas polemikave në distancë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se kjo çështje duhet të rregullohet vetëm në dialog, teksa emisari evropian, Miroslav Lajçak, muajin e kaluar kishte rikujtuar se hapja e urës në Mitrovicë është subjekt i dy marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja.

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është pajtuar me një qasje të tillë. Ata kanë rikonfirmuar se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Edhe Gjermania e përkrah BE-në në qëndrimin e saj. Ambasada e Gjermanisë në Kosovës vlerësoi se pavarësisht përpjekjeve të BE-së, ura mbetet e mbyllur për trafik.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

    Nga BE-ja thanë se kjo temë duhet të hapet në dialogun Kosovë-Serbi.

    Osmani ka reaguar ashpër, duke thënë se Ura e Ibrit nuk është temë që duhet të hapet në dialog. Osmani thekson se presidenti serb nuk duhet të pyetet për çështjen e integritetit territorial të Kosovës.

    Osmani i reagon BE’së: Hapja e Urës së Ibrit asesi nuk dialogohet me Serbinë, vetëm me partnerët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!