Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka qëndruar sot për një vizitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në takimin me Abdixhikun, kanë diskutuar për situatën politike.
Kreu i LDK-së ka thënë se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja përbën një zhvillim të pafavorshëm për vendin.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Rudolph diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në situatën e krijuar pas refuzimit të propozimit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja për President dhe pamundësia për të përmbyllur këtë proces institucional përbëjnë një zhvillim të pafavorshëm për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit”, thuhet në njoftimin e LDK’së.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Rudolph diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në situatën e krijuar pas refuzimit të propozimit për Presidentin e Republikës së Kosovës. Kryetari Abdixhiku vlerësoi se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja për President dhe pamundësia për të përmbyllur këtë proces institucional përbëjnë një zhvillim të pafavorshëm për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit.
Kryetari Abdixhiku po ashtu theksoi se, përkrahja e partnerëve strategjikë të Kosovës është e rëndësisë të veçantë për ruajtjen e stabilitetit institucional, konsolidimin demokratik të vendit dhe avancimin e agjendës së saj euroatlantike.
Në takim u vlerësua gjithashtu rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në proceset që lidhen me zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës.
Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar lart rolin e saj si një prej partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të vendit.