×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Kossnet vizitë KEK-ut, ky është mesazhi i tij për energjinë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 19:16

    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka zhvilluar një vizitë në KEK dhe minierë, shkruan Reporteri.net.


    Kosnett ka thënë që situata e energjisë dhe insfrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet.

    “Alisoni edhe unë bëmë një vizitë në korporatën energjetike KEK dhe në minierë sot. Amerika mbështet një shumëllojshmëri të strategjisë së energjisë për Kosovën, duke përfshirë thëngjillin dhe burimet e ri-përpunueshme. Siguria e energjisë dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!