×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori rus në BE: Korrigjimi i kufijve i hap rrugë Shqipërisë së Madhe

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:37

    Ambasadori rus në BE, Vladimir Cizov tha se ideja për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund edhe të ketë sukses, por sipas tij kjo mund të krijojë një precedent për vendet tjera në rajon, në të cilat pjesën më madhe të popullisë e përbëjnë shqiptarët, transmeton Reporteri.net. Ai ka shprehur frikën, se kjo mund t’i hap rrugë Shqipërisë së Madhe, hartë të cilën thotë se e ka parë, e ku përfshihen edhe pjesë të Greqisë. 


    Në një intervistë për gazetën greke “Kathmerini”, Vladimir Cizov duke folur për marrëveshjen e fundit mes Athinës dhe Shkupit tha se me të është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë, referendumi është shpallur i pavlefshëm dhe presidenti nuk e ka nënshkruar, kurse tani Bashkimi Evropian synon të jetë shembull për zgjidhjen e problemeve të ngjashme në Ballkan.

    “E para që ju bie ndërmend është Kosova. Kosova, është një çështje shumë e komplikuar. Nëse arrijnë të mirren vesh, propozmi për korigjim kufijsh mund të ketë sukses. Por kjo mund të krijoj një precedent që mund të sjellë probleme në Maqedoninë e Veriut, ku një numër i madh i popullatës janë shqiptarë”, u shpreh Cizov.

    Ai tha se ka parë hartën e “Shqipërisë së Madhe” në të cilën sipas tij është e përfshirë edhe një pjesë e konsiderueshme e Greqisë.

    Në pyetjen se a janë marrëdhnëiet me Rusinë, burim i konflikteve në mes vendeve të Bashkimit Evropian, ai u shpreh se ka paralajmëruar se zgjerimi i madh i BE-së në vitin 2004 mund të sjellë probleme.

    “Këto vende i kemi njohur më mirë sesa i kanë njohur shtetet perëndimore të BE-së. Do të thotë, e kemi ditur se në disa prej atyre vendeve, ideja për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s ishte në masë të madhe e shtyrë nga dëshira për t’u larguar sa më shumë nga Rusia”, shtoi ai duke thënë se fqinjët dhe prindërit nuk mund të zgjidhen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!